| Dita interesante e kulmit dimëror |
|
| 2006-09-21 12:48 CRI |
Dita e kulmit dimëror është një ndër 24 ditët klimaterike sipas kalendarit bujqësor kinez, është gjithashtu një festë tradicionale e popullit kinez. Qysh në periudhën e pranverës e vjeshtës të Kinës para mbi 2700 vjetëve, festohet kjo ditë klimaterike e kulmit dimëror.
Këtu kulmi nuk do të thotë kulmi i të ftohtit në dimër, por ka të bëjë me pozitën e rrotullimit të Tokës rreth diellit. Në këtë ditë, për banorët e gjeosferës veriore të Tokës dita e bardhë është më e shkurtër në vit dhe pas kësaj dite, dita e bardhë do të zgjatet dita-ditës. Sipas shënimeve të lashta, në ditën e kulmit dimëror perandori së bashku me ministrat e tij shijonin 5 ditë me radhë muzikë, kurse në familjet e thjeshta, edhe banorët u binin veglave muzikore. Në këtë ditë perandori i ftonte edhe ata që dinë astronominë dhe kalendarin të kontrollonin kalendarin dhe njëkohësisht organizonin edhe ceremoni të lutjes para qiellit. Tempulli qiellor i Pekinit që njihet në botë, ka qenë pikërisht terreni i lutjes së perandorit para qiellit në ditën e kulmit dimëror.
Në kohën e lashtë në ditën e kulmit dimëror kishte zakon të “urimeve dimërore”, që bëheshin në atmosferë shumë të ngrohtë. Në mengjesin e kësaj dite njerëzit ngriheshin herët, të rriturit dhe fëmijët visheshin bukur dhe uronin njëri tjetrit. Në Kinë populli e quan këtë ditë si fillimi i “9 fazave nëndditëshe”, domethënë që nga kjo ditë numërohen 9 fazat nëndditëshe, “faza e parë nëndditëshe”, “faza e dytë nëndditëshe” etj. kështu 9 faza nëndditëshe. Pas 81 ditëve “çelin lulet e bjeshkës” koha filloi të bëhet e ngrohtë. Në popull përhapet një këngë për ndryshimin e kohës gjatë këtyre 81 ditëve: “Në fazat e parë e të dytë nëndditëshe, nuk nxirren duart nga dorezë; në fazat e tretë e të katërt nëndditëshe, ngrodhin macja e qeni nga të ftohtit; në fazat e pestë e gjashtë nëndditëshe, shihen sythet e shelgjeve; në fazën e 7-të nëndditëshe, shkrihet akulli i lumit; në fazën e 8-të nëndditëshe, vijnë dallendyshet nga jugu; në fazën e 9-të nëndditëshe, largohet i ftohti dimëror dhe vjen pranvera, çelin lulet pranverore.”
Në popull ka edhe një zakon që nga dita e kulmit dimëror fillon të vizatohet “piktura për zhdukjen e të ftohtit”. Në fillim vizatohet një pemët e lulekumbullave pa ngjyrë me 81 petla, që tregojnë 81 ditë të kësaj periudhe. Nga dita e kulmit dimëror, çdo ditë ngjyrohet një petël dhe pas mbushjes së ngjyrave të 81 petlave, vjen pranvera. Disa njerëz mbushin petlat me ngjyrë sipas motit. Në se has kohën e vrenjtë, mbush pjesën e sipërme të petlas me ngjyrë; kur në kohën e hapur, mbush pjesën e poshtme të petlas me ngjyrë; në kohën me erë, mbush pjesën e majtë të petlas me ngjyrë; ne kohën me shi, ngjyros pjesën e djathtë të petlas; në kohën me doborë, pjesën e mesme e ngjyros. Kështu që pas 81 ditëve bëhet një pikturë interesante meteorologjike.
|