| Dita Qingming |
|
| 2006-09-21 12:56 CRI |
Në çdo pranverë, kur zgjohen bimët dhe çelin lulet, banorët kinezë presin ditën Qingming-një festë tjetër e përhapur në popull me një histori të gjatë.
Dita Qingming është një ndër 24 ditët klimaterike të kalendarit bujqësor kinez. Sipas kalendarit ndërkombëtar ajo bie zakonisht në fillim të dhjetëditëshit të parë të prillit. Në këtë ditë njerëzit shkojnë në periferi për të kujtuar paraardhësit, ose për t’u përkulur para varrezës, ose për të bërë ekskursion, duke shkëputur degë të shelgjeve për t’i vendosur në portë.
Në disa krahina kjo ditë quhet edhe si “festa e djajve”, nga kjo duket se kjo ditë është dita e faljes dhe e përkujtimit të paraardhësve. Në kuadrin e kësaj dite njerëzit shkojnë në varreza për kujtimin e të afërmeve të larguar nga kjo jetë. Ata heqin barërat në varrezë, pastrojnë varezën, hedhin dhe të ri, ndezin temjan dhe dyll, ndezin edhe letra në shënjë që t’u dërgojnë të afërmeve të larguar monedhë, përkulen ose qëndrojnë në heshtje për nderimin e kujtimin e të ndjerëve. Në një vjershë të dinastisë Sun (960 – 1279) përshkruhej zakoni i pastrimit të varrezës në ditën Qingming: “ Në shpatet jugore e veriore të maleve numërohen shumë varreza, ditën Qingming pastrohen varreza. Hiri i letrave të fluturuara shndërrohet në flutura të bardha dhe gjaku i lotit i skuq lulet e karafilit.”
Sipas gojëdhënave, dita Qingming e ka fillimin nga dinastia Han (206 para erës së re – 220 pas erës së re). Deri në dinastitë Ming dhe Qing (1368 – 1911) shprehia e pastrimit të varrezës arriti kulmin, kishte njerëz që jo vetëm ndiznin letra dhe përkuleshin para varrezës së paraardhësve, por vendosnin në varrezë edhe 10 tasa të mëdha të mbushura me gjellë.
Zakoni i pastrimit të varrezës është një zakon i rëndësishëm i popullit, që është trashëguar deri më sot, por vetëm forma e pastrimit të varrezës është thjeshtësuar shumë. Organziohen gjithashtu edhe aktivitetet e pastrimit kolektiv të varrezave të dëshmorëve, duke vendosur kurora me lule, ose buqeta me lule të freskëta, degë pishe etj. për nderimin e kujtimin e dëshmorëve.
Në kuadrin e ditës Qingming, që është pikërisht koha më optimale pranverore, gjatë kalimit të kohës së gjatë dimërore, krahas kujtimit të paraardhësve të ndjerë, njerëzit e kanë zgjeruar përmbajtjen e këtij aktiviteti duke shkuar edhe për ekskursion nëpër fusha me bar të njomë, bile disa krahina e quajnë ditën Qingming si “festë e shkeljes së barit të njomë.”
Në kohën e lashtë, në kuadrin e ditës Qinming kishte edhe një zakon i shkeljes së fushës së gjelbër dhe i vjeljes së një lloji lakre të egër, që quhet “Jicai”. Ky zakon është ruajtur deri më sot. Në kuadrin e ditës Qingming, vajza dhe gra me shportë në duar shkojnë nëpër fushë për të vjelë “Jicai”, me të cilën pëgatisin raviole etj., që kanë shije të veçantë me aromë të këndshme. Disa grave u pëlqejnë edhe lulet e vogla të bardha tç “Jicait”, që i fusin në mes të flokëve në kokë.
Në kuadrin e ditës Qingming, njerëzit kanë edhe zakon të ngrejnë balona, bëjnë garë me litar, luajnë me shilarës.
Kuadri i ditës Qingming është koha më optimale e plugimeve e mbjelljeve pranverore. Në fabula bujqësore ka shumë për ditën Qingming dhe punimet bujqësore në kuadrin e Qingmingut, si për shembull: “Në kuadrin e ditës Qingming, mbjellja e sojës dhe bostanit”; “Mbjellja e pemëve nuk vonohet më larg se dita Qingming, mbjellja e çdo peme në këtë kohë zë rrënjë.”
Në kohën e lashtë në këtë ditë ka qenë edhe zakoni i mbjelljes së shelgjeve. Në një vjershë të lashtë kishte disa vargje të tilla: “Në dy anët e rrugës mbillen shumë shelgje të gjelbëra, vizatohet panorama e bukur e muajit të tretë Qingming”.
|