Commercial News Bilateral Visits Supply and Demand Exhibition Info About us Bilateral Cooperation
About China Laws in China Enquiry Online
Current Location: Homepage >  About China >  Custom >  Text

Gojëdhëna mbi falënderimin për sobë
2006-09-21 12:05  CRI





Gjatë mbi dymijë vjetëve në Kinë është ruajtur gjithmonë zakoni i falënderimit për sobë në ditën e 23-të të muajit të 12-të sipas kalendarit bujqësor kinez, që me këtë zakon të falenderohet mbreti i sobës.

Në mitologjinë e lashtë kineze mbreti i sobës ka qenë një shenjtor, i cili ka qenë funksionari i dërguar nga perandori Yuhuang i qiellit në çdo familje të tokës. Mbreti i sobës i raportonte çdo vit perandorit Yuhuang, prandaj njerëzit kishin pak frikë nga ai. Për t’i bërë lajka mbretit të sobës, në popullin e tokës ishte krijuar një zakon për lutjen çdo vit para mbretit të sobës. Ka shumë gojëdhëna mbi mbretin e sobës dhe ato ishin shumë interesante.

Në të kaluarën ishte një pasanik që quhej Zhang Sheng, gruaja e tij që quhej Ding Xiang, ishte e bukur dhe me temperament shumë të mirë, punëtore dhe bujare. Në fillim ndjenjat bashkëshortore midis tyre ishin shumë të mira dhe jeta e tyre ishte në harmoni.

Një ditë, Zhang Sheng shkoi jashtë për tregti dhe u takua me një vajzë të bukur, që quhej Hai Tang. Zhang Shengut i pëlqeu menjëherë kjo vajzë, dhe vajza Hai Tang pa se Zhang Sheng ishte i pasur dhe iu afrua menjëherë. Nuk kaloi shumë kohë, Zhang Shengu e mori këtë vajzë në shtëpi për grua. Kur e pa Ding Xiangun, si gruaja zyrtare e Zhang Shengut, më të bukur se ajo, Hai Tangu e detyroi Zhang Shengun të çkurorëzohej me Ding Xiangun dhe ta nxjirrte atë jashtë nga shtëpia.

Qysh nga ajo kohë, Zhang Sheng dhe Hai Tang filluan çdo ditë të dëfreheshin, pinin e hanin pa bërë asnjë lloj pune. Pa kaluar as dy vjet, ata përdorën gjithë pasurinë që kishte Zhang Shengu. Kur pa se Zhang Sheng u bë i varfër, Hai Tang e la atë menjëherë dhe u martua me një burrë tjetër. Zhang Sheng i vetmuar nuk dinte si të mbijetonte dhe filloi të lypte nëpër rrugë. Në një ditë me dëborë të madhe, nga uria dhe ftohtësia atij i ra të fikët para portës së një familjeje të pasur. Kur pa një lypës të shtrirë përdhe, shërbëtorja e kësaj familjeje pasi ia raportoi këtë zonjës së shtëpisë, e mori atë në kuzhinë. Pas pak zonja e shtëpisë erdhi për ta parë. Zhang Shengu u habit shumë kur e dalloi zonjën e shtëpisë që ishte gruaja e tij e lënë pas dore para dy vjetëve, Ding Xiang. Ndërkohë i erdhi shumë turp dhe mdjeu pendimi, ai deshi të strukej në një qoshe, por nuk kishte vend për t’u fshehur dhe më në fund nuk kishte ç’të bënte dhe u fut në gropën e sobës së madhe. Kur erdhi në kuzhinë, Ding Xiang nuk e gjeti lypësin, u habit shumë, por më në fund zbuloi diçka në gropën e hirit të sobës së madhe dhe e tërhoqi për jashtë dhe e pa. Për çudinë e saj, ishte Zhang Shengu, ish-burri i saj, i cili kishte vdekur nga djegia e zjarrit. Ding Xiang pasi e dalloi ish-burrin e saj, u inatos dhe u dëshpërua shumë. Kështu nuk kaloi shumë kohë edhe ajo vdiq nga dëshpërimi i madh. Kur mori vesh këtë lajm, perandori i qiellit Yuhuang mendoi se Zhang Shengu më në fund e kuptoi gabimin që kishte bërë, veproi në mënyrë të guximshme, kështu e emërtoi atë mbret i sobës. Më vonë njerëzit i dhanë edhe Ding Xiangut emërin mbretëreshë e sobës, duke i vendosur figurat e të dyve në kuzhinë për të bërë lutje.

Në kohën e lashtë njerëzit bënin lutje para mbretit të sobës me një lloj karamele, të përgatirur me elb, që është shumë i ëmbël dhe ngjitës, me qëllim që mbreti i sobës t’i tregonte perandorit Yuhuang fjalë të mira për ta. Kjo ishte një shpresë shumë qesharake dhe njëkohësisht shumë interesante e popullit të thjeshtë.



e madhe e mesme e vogël】 【shtyp】 【propozim

artikuj përkatësë




 Ju lutem të bëni koment:    Emri i përdorur:    View

Copyright :Ministry of Commerce of P.R. China
All Rights Reserved.