| Doket e zakonet e martesës në Kinë |
|
| 2006-09-21 11:07 CRI |
Kina ka histori të lashtë dhe territor të gjerë. Prandaj, doket e zakonet e martesës gjithmonë kanë ndryshuar qysh nga lashtësia e deri më sot, por nuk ka ndryshuar aspak atmosfera solemne, e ngrohtë, e gëzueshme dhe e mbarë, që duhet të krijohet në dasmë.
Në kohën e lashtë ka patur 6 proçedura në martesë, si kërkimi i dorës së nuses me dhuratë, fejesë me dhuratë, pritja e nuses së re etj. Në të kaluarën, një djalë kur dashuronte një vajzë, i lutej shkesit të shkonte në shtëpinë e vajzës për të kërkuar dorën e vajzës, në atë kohë pala e djalit duhet t’i jipte shkesit disa dhurata, por gjithashtu i lutej edhe shkesit t’i çonte edhe ca dhurata familjes së vajzës. Shkesi shkëmbente letrat e të dy palëve lidhur me emrat, moshën e të dyja palëve etj. Në se të dyja palët bënin dakort për këtë martesë, atëhere ato fillonin të shikonin djalin dhe vajzën. Si për shembull, familja e djalit zgjidhte një ditë të mirë të shkonte në shtëpinë e vajzës për të marrë vesh paraqitjen e moralin e vajzës, si dhe kushtet ekonomike të familjes etj. Kishte edhe raste të tilla që prindrit e familjes së vajzës shkonin në shtëpinë e dhëndrit të ardhshëm. Por në kohën e lashtë, vajza nuk mund të shkonte në familjen e djalit për ta parë burrin e saj të ardhshëm. Kurse tani, përkundrazi, shumica e vajzave të shoqëruara nga prindrit shkojnë në shtëpitë e djemve për t’u njohur me gjendjen e palës tjetër. Tani në disa fshatra të Pekinit, në se vajza dhe prindrit e saj qëndronin në shtëpinë e djalit për drekë soe darkë, atëhere kjo do të thoshte se kjo marrëdhënie martesore është tashmë e vendosur.
Fejesa është një hallkë më e rëndësishme ndër doket e martesës dhe ajo është caktuar nga populli, por luan një rol ligjor. Në fejesë pala e dhëndrit i dhuron palës së nuses dhurata të fejesës. Në qytetin Venzhou të Kinës jugore njerëzit e konsiderojnë një palë unaze si rreth, që në shkrimet figurative të kohës së lashtë ato simbolizonin përjetësimin e martesës. Në konceptin tradicional pas fejesës martesa nuk duhet të ndryshojë dhe konsiderohet si me ligj. Pas një sërë proçedurash të dyja palët hyjnë në procesin e marrjes së nuses, që është një aktivitet dasmor më i ndërlikuar dhe më i ngrohtë si në kohën e lashtë ashtu edhe në kohën e sotme.
Në ditën e dasmës, nusja vishet zakonisht me fustanin e kuq në shenjë të gëzimit e të mbarësisë, kurse tani ka edhe një zakon të veshjes me fustan të bardhë. Kur largohet nga shtëpia, nusja duhet të qajë, duke shprehur dhembshuri ndaj familjes. Kur nusja vjen në shtëpinë e dhëndrit, fillon ceremonia e dasmës. Në disa krahina ka si zakon që nusja të kalojë një sobë me zjarr, në shenjë të heqjes së gjërave të këqija, që jeta bashkëshortore në të ardhmen të jetë e ndezur. Pas hyrjes së nusjes në dhomë, ceremonitetet janë të njëpasnjëshme. Në radhë të parë, çifti i ri të përkulet para qiellit e tokës, para prindrit dhe pastaj para njëri tjetrit. Më vonë ata pijnë raki me shkëmbim gotash. Në dhomën e re të dasmës ata presin ca flokë të njëri tjetrit, që të ruhen si sende kujtimore të çiftit.
Kulmi i dasmës është pritja dasmore, që quhet “dreka ose darka e gëzueshme”. Prandaj njerëzit e quajnë zakonisht pjesëmarrjen në dasmë si “pirja e rakisë së gëzueshme”. Në popull i kushtohet vëmendje e madhe përmasave të mëdha të drekës ose darkës së gëzueshme të dasmës. Ndërkohë nusja duhet të mbushë gotat personalisht vetë për mysafirët, për të falenderuar pjesëmarrjen e tyre në dasmë. Dhoma e fjetjes së çiftit të ri quhet edhe “dhoma e gëzueshme”. Aktiviteti i fundit të dasmës bëhet në dhomën e fjetjes së çiftit të ri, ku shumica e pjesëmarrësve janë të rinj e të reja të pamartuara, të cilët me mënyra të ndryshme dëfrejnë me çiftin e ri plot gëzim e hare, që çifti i ri të shfaqë programe etj. Qëllimi i këtij aktiviteti është të shtohet atmosfera e gëzueshme e dasmës, që çifti i ri të kujtojë gjithë jetën.
|