Kinezët kanë mbi 4 mijë vjet që pijnë çaj. Çaji është një pije që nuk mund të mungojë në jetën e zakonshme të kinezëve. Në popull thuhet se në jetën e banorëve kinezë ka 7 gjera të mëdha: “lënda drusore, orizi, vaji, kripa, soja, uthulla dhe çaji”. Nga kjo duket rëndësia e madhe e çajit. Me çaj priten edhe mysafirët, ky është një zakon i kinezëve. Kur mysafirët hyjnë në shtëpi, u jepet menjëherë një gotë çaj i ngrohtë me aromë të këndshme. Duke biseduar dhe duke pirë çaj, atmosfera miqësore midis miqve bëhet më e ngrohtë
Pirja e çajit në Kinë ka një histori të gjatë. Thuhet se para vitit 280 të erës së re, në jug të Kinës ndodhej një shtet i vogël Vu. Kur mbreti i shtetit Vu gostinte ministrat, kishte qejf t’i dehte me raki. Njëri prej ministrave që quhej Vej Zhao nuk mund të pinte raki dhe mbreti e lejoi atë të pinte çaj në vend të rakisë. Qysh nga ajo kohë, letrarët dhe intelektualët filluan të prisnin mysafirët me çaj. Deri në dinastinë Tang, pirja e çajit ishte bërë një zakon i njerëzve. Thuhet se ky zakon kishte lidhje edhe me budizmin. Rreth kohës nga viti 713 deri në vitin 741 të erës së re, murgët dhe besimtarët në tempull bënin ceremoni fetare për një kohë shumë të gjatë duke u ulur më gjunjë, kështu u vinte për gjumë dhe i merrte uria, prandaj murgu i vjetër u jepte çaj për të pirë, që ata të rrinin zgjuar. Kjo metodë u përhap në krahina të ndryshme. Krahas kësaj në familje të pasura krijohej edhe dhoma e pirjes së çajit. Në vitin 780 të erës së re, specialisti i mbjelljes së çajit të dinastisë Tang, Lu Yu përgvetësoi edhe përvojën e mbjelljes së çajit, të përpunimit të çajit dhe të pirjes së tij, duke shkruar edhe librin e parë mbi çajin në Kinë – “Çaji”. Në dinastinë Song, perandori Song Huizong i priste ministrat me çaj, bile ziente vetë çajin. Në pallatin perandorak të dinastisë Qing çaji përdorej jo vetëm në banket, por edhe në pritjen për nder të titullarëve diplomatikë të huaj. Kurse tani me rastin e Vitit të Ri, të Festës së Pranverës dhe të festave të tjera të rëndësishme në Kinë, disa institucione ose organizata shpesh organizojnë biseda nën shoqërimin e çajit.
Në Kinë çaji është bërë një fenomen i veçantë kulturor. Njerëzit e konsiderojnë zjerjen e çajit dhe pirjen e tij si një art. Qysh nga lashtësia e deri në kohën e sotme, në krahina të ndryshme të Kinës janë hapur çajtore të formave të ndryshme. Në bulevardin Qianmen në qendrën e Pekinit ka një çajtore, ku njerëzit pijnë çaj, hanë ëmbëlsira, shijojnë edhe shfaqje artistike. Në krahainat jugore të Kinës, jo vetëm ka çajtore e ndërtesë çajtore, por ka edhe çadër çajtore, që të ndërtuara në zona piktoreske, ku njerëzit njëkohësisht duke soditur panoramën e bukur duke pirë edhe çaj.
Njerëzit që pijnë çaj, kanë zakone të ndryshme. Përsa u përket llojeve të çajit, banorët e krahinave të ndryshme pijnë çaj të ndryshëm sipas dëshirës së tyre. Njerëzit që pijnë çajin e kuq, kanë dëshirë edhe për llojet e ndryshme të çajit të kuq. Banorëve të Pekinit u pëlqen çaji me lule Jasemin, kurse banorëve të Shangait u pëlqen më shumë çaji jeshil. Ndërsa atyre të provincës Fijian të Kinës jug-lindore u pëlqen çaji i kuq. Në disa zona, njerëzit kanë zakon të pijnë çaj shoqëruar me sende të tjera, si në disa krahina të provincës Hunan të Kinës jugore, për pritjen e mysafirëve përdoret çaji shoqruar me kripë, sojë e suzam të pjekur etj. Duke pirë e duke tundur gotën e çajit dhe e përfundojnë atë duke ngrënë të gjitha sendet në gotë. Prandaj në disa krahina pirja e çajit quhet edhe “ngrënja e çajit”.
Krahina të ndryshme të Kinës kanë edhe zakone të ndryshme të përdorimit të çajit. Në krahinat e Kinës lindore përdoren zakonisht çajnik të mëdhenj. Kur mysafirët hyjnë në shtëpi, i zoti i shtëpisë hodh çajin në çajnik të madh të mbushur me ujë të valuar. Pasi të hapen gjethet e çajit në çajnik, mbushen gotat me çaj të ngrohtë për mysafirët. Në disa krahina të provincës Fujian të Kinës lindore, si në qytetin Zhangzhou e përreth tij, përdoren çajnik e gota të veçanta, bile përdoret edhe metoda speciale e zjerjes së çajit, duke u formuar arti i veçuar i çajit.
Në krahina të ndryshme të Kinës ka edhe sjellje të ndryshme me çaj. Në Pekin i zoti i shtëpisë kur u çon mysafirëve gotën e mbushur me çaj, mysafirët ngrihen menjëherë më këmbë dhe e marrin gotën me të dy duart duke i shprehur “falenderime”. Në krahinat e Kinës jugur, si në Guandong e Guanxi, kur i zoti i shtëpisë nderon mysafirët me një gotë çaj, mysafirët falenderojnë të zotin e shtëpisë duke trokitur tavolinën tri herë me gishtin e djathtë. Në disa krahina të tjera, në se mysafirët kanë dëshirë të pijnë prapë çaj, duhet të lënë pak çaj në gotë, pasi i zoti i shtëpisë e shikon, ai do ta mbushë gotën përsëri, në se mysafirët nuk kanë dëshirë të pijnë më shumë, duhet ta zbrazin gotën, pasi e shikon këtë gotë të zbrazur, i zoti i shtëpisë nuk do ta mbushë më atë.
|