Commercial News Bilateral Visits Supply and Demand Exhibition Info About us Bilateral Cooperation
About China Laws in China Enquiry Online
Current Location: Homepage >  About China >  Custom >  Text

Zakonet e ushqimeve të kinezëve
2006-09-21 12:10  CRI





Kinezët kanë një fjalë të urtë se më mirë ushqim se ilaç. Kjo tregon se gjatë jetës duhet t’i kushtohet rëndësi strukturës së ushqimeve. Megjithëse disa njerëz nuk kanë kushte të mjaftueshme ekonomike, ata rregullojnë brenda mundësive më mirë ushqim,, kurse ata me kushte të mira ekonomike, e ngrejnë më me kujdes cilësinë e ushqimeve. Kështu me kalimin e kohës, veprimet e ngrënies së ushqimeve janë shtrirë në aspektet e ndryshme të jetës së njerëzve, si rrjedhim kanë dalë zakonet e ushqimeve gjatë festës, zakonet e ushqimeve fetare, ato të ushqimeve të martesës e të varrimit, ato të ushqimeve të ditëlindjes, ato të ushqimeve të lindjes etj.

Zakonet e ushqimeve gjatë kontakteve demonstrohen kryesisht në kontaktet midis njerëzve. Kontaktet midis kushurinjve e miqve janë më të shpeshta. Me rastin e lindjes së fëmijes, të transferimit të shtëpisë etj., zoti i shtëpisë shpesh shtron një drekë ose një darkë për nder të mysafirëve, duke vrarë mendjen se si të shtrohet sa më mirë e më e pasur kjo drekë ose darkë., në mënyrë që mysafirët të kthehen të kënaqur. Edhe bisedimet tregtare etj. zhvillohen zakonisht duke ngrënë. Pas bukës, edhe biznesi u realizua.

Në krahina të ndryshme ka edhe zakone të ndryshme në pritjen e mysafirëve. Në Pekin, në kohën e kaluar, ushqimi për mysafirët ishte makarona në shënje për t’u kërkuar të mbeteshin në shtëpinë e të zotit. Në se ata ishin dakort, i zoti i shtëpisë do t’i qëraste me Jiaozi (raviole) në shënje të pritjes entusiaste. Kur qeraseshin miqtë e mysafirët disa dhurata, në Pekin, dikur u çoheshin përpara 8 lloje ëmbëlsirash. Në disa fshatra të pjesës jugore të Kinës, kur vijnë mysafirë në shtëpi, pasi qerasen me çaj, përgatiten edhe ëmbëlsira, më thjeshtë është kështu: në ujë të valuar zihen disa vezë me sheqer, ose disa copë Niangao (një lloj ëmbëlsire me oriz mushtullor) me sheqer. Pas ngrënies së ëmbëlsirës, i zoti i shtëpise përgatit për mysafirët edhe drekë ose darkë.

Në Quanzhou të provincës Fujian të Kinës lindore, i zoti i shtëpisë i fton mysafirët të hanë fruta, që quhet “Tiantian”, domethënë që mysafirët të shijojnë “të ëmbël”. Bile në fruta ka patjetër portokalle, sepse në shqiptimin e fjalës “Gji” që do të thotë “mbarësi”, urojnë mysafirët të kenë të gjitha të mirat dhe të jetojnë të ëmbël si portokalle.

Në pritje për nder të miqve, krahinat e ndryshme kanë zakone të ndryshme. Pekini gostit miqtë të paktën me 8 meze dhe 8 gjella të ngrohta. Në zonën e lumit Hejlongkiang të Kinës veriore numri i gjellërave duhet të jetë me shifër çift, domethënë çdo gjellë duhet të jetë me dy pjata. Përveç këtyre, edhe në disa zona ndër gjellat duhet të ketë patjetër peshk, sepse shqiptimi i fjalës “peshk” është i njëjti me fjalën “tepricë”, që do të thotë jeta e pasur me tepricë. Në jetën e përditshme, një nga gostitë më të zakonshme është aktiviteti i shumëllojshëm i ushqimeve dasmore, si për shembull, gostia e ndërmjetësit, gostia e fejesës, gostia e dasmës etj. Ndër to banketi i dasmës është më solemn. Si në krahina të provincës Shensi të Kinës perëndimore, çdo gjellë duhet të ketë kuptim. Gjella e parë është mishi i kuq i pjekur, që do të “kurorëzimi i kuq”; gjella e dytë është “lumturia e gjithë familjes”, që do të thotë “bashkimi i gjithë familjes me gëzim të përbashkët”; gjella e tretë është orizi “Babao”, i përgatitur me 8 lloje ushqimesh, si oriz mushtullor, hide, farëra lotusi etj., që do të thotë martesa deri ne flokë të thinjura etj. kurse në fshatrat e provincës Jiangsu të Kinës lindore, në banketin e dasmës duhet të ketë 16 gjella, ose 24, ose 36 gjella, njësoj bëhen soleminisht edhe në qytete, këto do të thonë mbartësia e lumturia. Banketi i ditëlindjes së të moshuarëve duhet të ketë patjetër makarona, që do të thotë jetëgjatësia. Në qytetin Hanzhou dhe në disa zona të provincës Jiangsu të Kinës lindore për urimin e ditëlindjes së të moshuarëve, dreka hahet makarona, kurse në darkë bëhet banketi i ditëlindjes. Kur hahet makarona, çdo njeri e merr disa fijë makarone nga tasi i tij në tasin e personit që ka ditëlindjen.


e madhe e mesme e vogël】 【shtyp】 【propozim

artikuj përkatësë




 Ju lutem të bëni koment:    Emri i përdorur:    View

Copyright :Ministry of Commerce of P.R. China
All Rights Reserved.