| Bashkepunimi ekonomiko-tregtar mes Kines dhe Shqiperise |
|
| 2006-09-26 11:30 Zyra e Keshilltarit Ekonomik Tregtar prane Ambasades Kineze ne Shqiperi |
Ne vitin 1954 u nenshkrua marreveshja qeveritare tregtare e kleringut. Volumi i pergjithshem tregtar midis dy vendeve arriti ne 167 milione dollare amerikan ne vitin 1975, duke shenuar vitin me shkembimet tregtare me te medha ne historine midis Kines dhe Shqiperise.
Nga viti 1954 deri 1978, Kina i ka ofruar Shqiperise ndihma kolosale ekonomike.
Marredheniet tregtare dypaleshe u nderprene gjate periudhes 1979-1982.
Ne vitin 1983, marredheniet tregtare midis dy vendeve rifilluan. Ne kete vit Shkembimet tregtare sipas Marreveshjes qeveritare te Kleringut ishin me shume se 9 milione dollare amerikan. Me pas shkembimet tregtare kane ardhur gjithnje e duke rritur dhe kane kaluar dyzet milione dollar ne vitin1989. Gjate kesaj periudhe, tregtia midis dy vendeve pati zhvilluar te mbare. Produktet kryesore qe Kina importonte nga Shqiperia ishin minierat krom,telat e bakrit te zhveshura, bitum dhe gize etj. Produktet kryesore te eksportuara drejt Shqiperise ishin pambuk, oriz, koks, makineri e paisje dhe produkte te konsumit te gjere.
Ne vitet 1990 e 1991, per shkak te ndryshimeve te medha qe kane ndodhur ne Shqiperi, shkembimet tregtare dypaleshe kane pesuar ulje te dukshme dhe kane redukduar deri ne afer 10 milione dollare ne vitin1991.Me kerkesen e qeverise shqiptare, Kina i ka ofruar Shqiperise kredi mallrash me vlefte 5 milione dollare amerikane.
Qe nga viti 1992, menyra e tregtise midis dy vendeve (me marreveshjen qeveritare te kleringut) u ndryshua ne tregti me valute. Volumi tregtar pesoi ulje drastike deri ne 1 milion 790 mije dollare. Ne kete vit, qeveria kineze i ofroi Shqiperise ndihme falas me makineri e paije mjeksore e farmaceutike.
Ne shkurt 1993, midis qeverise kineze dhe shqiptare u nenshkruan marreveshja tregtare dhe marreveshja per mbrojtjen e investimeve. Tregtia dypaleshe filloi te rritet.
Sipas statistikes doganore te Kines, shkembimet tregtare midis Kines dhe Shqiperise per vitin 2005 kane arritur ne 90.78 milione dollare, nder to Kina ka eksportuar 83.74 milione dollare dhe ka importuar 7.04 milione dollare. Per vitin 2006 nga Janari deri ne Korrik, shkembimet tregtare dypaleshe jane 46.68 milione dollare, nder to Kina ka eksportuar 40.61 milione dollare dhe ka importuar 6.07 milione dollare.
Vitet e fundit, produket kryesore qe Kina ka eksportuar ne Shqiperine jane makineri e paisje, tekstile e veshmbathje, kepuce, produktet mjeksore e farmaceutike etj. Kina ka importuar minierat e kromit.
Momentalisht afer 30 firma private kineze kane aktivitetet ekonomiko-tregtar ne Shqiperi.
|