Commercial News Bilateral Visits Supply and Demand Exhibition Info About us Bilateral Cooperation
About China Laws in China Enquiry Online
Current Location: Homepage >  Laws in China >  Foreign Exchange >  Text

Administrimi i monedhave kineze Renminbi dhe i valutave
2006-09-21 12:37  CRI






Renminbi është monedha kineze e caktuar me ligj, që shpërndahet dhe administrohet në mënyrë unike nga Banka Popullore Kineze. Kursi valutor i Renminbisë përcaktohet nga Banka Popullore Kineze dhe publikohet nga Drejtoria Shtetërore e Administrimit të valutave. Kina ushtron administrimin unik të valutave dhe Drejtoria Shtetërore e administrimit të valutave ushtron kompetencat në këtë drejtim. Në vitin 1994, Kina trasformoi sistemin administrues të valutave, realizoi unifikimin e kursit valutor të Renminbisë, filloi të zbatojë shitjen dhe blerjen e valutave nga banka dhe formoi tregun unik valutor ndërmjet bankave. Dhe mbi këtë bazë, në vitin 1996, përfshiu në të edhe shit-blerjen e valutave të ndërmarrjeve me investime të huaja dhe më 1 dhjetor të vitit 1996 pranoi dispozitën e 8-të të mnarrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke realizuar para afatit këmbimin e Renminbisë të objekteve të përhershme. Në të njëjtën kohë, Kina mori pjesë dhe shtyti përpara bashkëpunimin dypalësh financiar të shkëmbimit reciprok monetar midis vendeve të Aseanit dhe Kinës, Yjaponisë dhe Koresë së Jugut, që quhet 10+3. Veçanërisht, gjatë krizës monetare në Azi, Kina jo vetëm nuk bëri zhvlerësimin e Renminbisë, por edhe u dha vendeve përkatëse ndihmë financiare, duke u bërë shtyllë e rëndësishme kurrizore për ruajtjen e stabilitetit të tregut monetar në Azi. Në fund të vitit 2003, shuma e rezevës valutore të Kinës arriti në 403 miliardë e 300 milionë dollarë amerikanë, shifër kjo që ishte 116 miliardë e 800 milionë dollarë amerikanë më shsumë se në vitin 2002. Kursi valutor i Renminbisë ruajti në përgjithësi qëndrueshmërinë.
e madhe e mesme e vogël】 【shtyp】 【propozim

artikuj përkatësë




 Ju lutem të bëni koment:    Emri i përdorur:    View

Copyright :Ministry of Commerce of P.R. China
All Rights Reserved.