Commercial News Bilateral Visits Supply and Demand Exhibition Info About us Bilateral Cooperation
About China Laws in China Enquiry Online
Current Location: Homepage >  Laws in China >  Foreign Trade >  Text

Gjendja e eksportit dhe importit
2006-09-21 18:32  CRI






Krahas rritjes së vazhdueshme dhe të shpejtë të ekonomisë kineze, edhe tregtia e jashtme ka patur zhvillim të pandërprerë. Në radhën e tregtisë botërore Kina zuri vendin e 6-të në vitin 2001 nga vendi i 32-të në vitin1978, vendi i 15-të në vitin 1989 dhe vendi i 10-të në vitin 1997. Në vitin 2001, vëllimi i import-eksportit të Kinës arriti në 509 miliardë e 650 milionë dollarë amerikanë, duke kaluar për herë të parë 500 miliardë dollarë amerikanë, dhe ishte përkatësisht 24.7 herë, 4.6 herë dhe 1.57 herë të viteve 1978, 1989 dhe 1997. Në vitin 2000, vëllimi i import -eksportit të Kinës u ngjit në një shkallë të re dhe arriti në 620 miliardë e 770 milionë dollarë amerikanë, ndërsa në vitin 2003, vëllimi i import-eksportit arriti në 851 miliardë e 200 milionë dollarë, duke u rritur 37.1% në krahasim me vitin e mëparshëm, ndër to vëllimi i eksportit ishte 438 miliardë e 400 milionë dollarë, duke u rritur 34.6%, vëllimi i importit 412 miliardë e 800 milionë dollarë, duke u rritur 39.9%. Kina ka avancuar në vendin e 4-të në radhën e tregtisë botërore. Tani Kina ka zhvilluar shkëmbime tregtare me më shumë se 220 vende dhe rajone të botës, Japonia, SHBA-ja, Bashkimi Evropian, Rajoni i Posaçëm Administrativ i Honkongut, ASEAN-i, Republika e Kores;, provinca Taivan, Australia, Rusia dhe Kanadaja janë partnerë kryesorë tregtarë të Kinës.
e madhe e mesme e vogël】 【shtyp】 【propozim

artikuj përkatësë




 Ju lutem të bëni koment:    Emri i përdorur:    View

Copyright :Ministry of Commerce of P.R. China
All Rights Reserved.