| Politikat e investimeve |
|
| 2006-09-21 12:25 CRI |
Kina është një nga vendet që kanë tërhequr më shumë investime të huaja në botë. Nën gjendjen e depresionit të ekonomisë botërore dhe të pakësimit në përmasa të mëdha të investimeve ndërkombëtare, Kina ka tërhequr akoma shumë investime të huaja për shkak që Kina ka hartuar shumë politika të favorshme dhe të rregulltë të investimeve.
Duke filluar nga fillimi i viteve 80-të të shekullit të kaluar, Kina ka ndërtuar shumë infrastruktura që kanë krijuar mjedis të mirë për investimet e biznesmenëve të huaj në Kinë. Njëkohësisht, Kina ka hartuar me radhë mbi 500 rregullore të jashtme ligjore ekonomike që kanë dhënë biznesmenëve të huaj garanci dhe bazë ligjore. Në fund të vitit 1997, Kina rishikoi dhe publikoi “listën e sektorëve me investime të huaja” që inkurajon dhe përkrah biznesmenë të huaj të bëjnë investime në fushën bujqësore, energjetike, të transportit, të lëndëve të para, të teknologjisë së lartë dhe të re, të shfrytëzimit të burimeve, të mbrojtjes së mjedisit etj. Sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe premtimeve të Kinës, qeveria kineze verifikoi 2300 rregullore ligjore dhe dokumente, abrogoi 830 dokumente, rishikoi 325 dokumente duke mbaruar në përgjithësi punët e rishikimit të ligjeve dhe rregullore të jashtme ligjore ekonomike, si rezultat, u krijua në përgjithësi sistemi juridik i investimeve të huaja me ligjin e administrimit të ndërmarrjeve me investime kineze dhe të huaja, ligjin e administrimit të ndërmarrjeve me bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të huaja dhe ligjin e ndërmarrjeve me investime të huaja në krye. Deri në fund të vitit 2003, biznesmenët e mbi 170 vendeve e rajoneve bënë investime në Kinë duke krijuar mbi 400 mijë ndërmarrje me investime të huaja. Grupet kryesore financiare ndërkombëtare dhe Shoqëritë ndërshtetërore kanë shprehur besimin e plotë për tregun e Kinës, pothuajse të gjitha shoqëritë ndërshtetërore që radhiten në 500 shoqëritë më të fuqishme botërore kanë bërë investime në Kinë. Kina vlerësohet nga investorët dhe qarqet financiare botërore si një nga vendet me mjedis më të mirë të investimeve.
|